Shteti ia sekuestron Milaim Zekës tri banesa në Prishtinë, dyshohet se janë blerë me para të pista

Shteti ia sekuestron Milaim Zekës tri banesa në Prishtinë, dyshohet se janë blerë me para të pista

10 nëntor 2017 23:17

Tri banesa të blera nga Milaim Zeka në Prishtinë, janë sekuestruar nga shteti, raporton KTV.

Paratë për blerjen e këtyre banesave, dyshohet se kanë prejardhje nga mashtrimi që Milaim Zeka dhe partneri i tij, Ilir Krasniqi u kanë bërë 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani.

Sekuestrimi i banesave është bërë të premten me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Avokati i tij mbrojtës Gazmend Halilaj ka thënë për KTV-në se pasuria e ngrirë e Zekës nuk korrespondon me asnjë fakt të vetëm e cila në çfarëdo mënyrë mund të jetë e fituar nga veprime penale.

Sipas tij për këtë pasuri as Zeka e as vetë ai si avokat nuk janë të njoftuar për hetimet që janë bërë për pasurinë e Zekës.

Ai ka thënë se ky veprim është në kundërshtim të plotë me parimet bazë të drejtësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme