Mëditja e një deputeti më e madhe se paga e mirëmbajtëseve të Kuvendit, ato e lënë punën

10 nëntor 2017 20:50

Pagat e vogla vazhdojnë të sjellin pakënaqësi e mospajtime të punëtorëve në sektorin privat.

Një numër punëtoresh të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar të enjten punën, të pakënaqura me pagën prej 159 eurosh.

Afërdita Gashi e quan të padrejtë këtë fakt kur, sipas saj, vetëm një mëditje e një deputeti është shumë më e madhe se paga e tyre mujore.

KTV-ja ka folur edhe më punëtore të tjera, të cilat kanë vazhduar punën, por që thanë se këtë e bënë për shkak të kushteve të vështira ekonomike që i kanë.

Kompania MSS thotë se të njëjtat e kanë ditur për këtë pagë sepse e kanë nënshkruar fillimisht kontratën me kushtet e përcaktuara nga kompania.

Që nga viti 2011, paga minimale në vend nuk ka ndryshuar, ajo vazhdon të jetë 170 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Bislim13/11/2017 10:05

Po te kishte vullnet te mir puntoret ne krejte boten ata te cillet punojn neper kryesi e kryesishte pastruesit i paguen shteti e jo privat, te provojn me jau lan .... per nja nje jav e shifni se si ka me ndru muzika

Shto koment

Të ngjashme