Franca do nga Shqipëria shtet të së drejtës që i binden të gjithë

Franca do nga Shqipëria shtet të së drejtës që i binden të gjithë

10 nëntor 2017 18:17

Ambasadorja franceze Christine Vasak ka apeluar që Shqipëria të vazhdojë punën për përmbushjen e kritereve kyçe sa i takon anëtarësimit në BE.

Ajo e ka vendosur theksin te veprimet konkrete për vendosjen e shtetit të së drejtës, i cili sipas saj duhet të nisë nga klasa politike e deri tek qytetarët e thjeshtë.

“Shqipëria është vend kandidat për në BE që prej vitit 2014. Ajo duhet të plotësojë 5 prioritetet kyçe, secili prej tyre ka rëndësinë e vetë për të gjitha vendet e BE-së. Në Shqipëri duhet të vendoset shteti i së drejtës, të cilit duhet t’i binden të gjithë, nga qeveritarët, shumica e opozita deri tek çdo qytetar shqiptar”, ka thënë Vasak në Korçë.

E pyetur për kapjen e peshqve të mëdhenj, ajo ka zgjedhur të mos japë një përgjigje direkte.

“Si juriste që jam edhe njëherë e vë theksin tek shteti i së drejtës, që duhet të funksionojë”, u shpreh diplomatja franceze.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme