Përkrahja e USAD-it e ndihmoi Kosovën për të bërë biznes, thotë Haradinaj

Përkrahja e USAD-it e ndihmoi Kosovën për të bërë biznes, thotë Haradinaj

10 nëntor 2017 17:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Kryeministri Haradinaj shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe angazhimin e USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Në veçanti, kryeministri Haradinaj e falënderoi Hope për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, si rezultat i të cilit Kosova shënoi progres duke u renditur në pozitën e 40-të, sipas Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018.

Gjatë takimit, Haradinaj e njoftoi Hope për përkushtimin e qeverisë në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar përkrahjen e mëtejme të USAID-it në realizimin e këtyre prioriteteve.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur gatishmërinë e USAID-it që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në proceset e mëtejme zhvillimore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme