Arbëri

Kosova merr mbështetje nga Italia në rrugën drejt BE-së

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Anton Berisha, priti në takim, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ambasadori italian Sardi e uroi zëvendësministrin Berisha për marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendësministrit të punëve të jashtme.

Ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Në takim janë diskutuar proceset SAA, ERA dhe proceset të tjera regjionale.

Zëvendësministri Berisha falënderoi ambasadorin Sardi për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën e përkrahjen e vazhdueshme të shtetit italian.

Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes të dy shteteve dhe të integrimit të Kosovës në BE.