Emërohet edhe një zëvendësministër në qeverinë Haradinaj

Emërohet edhe një zëvendësministër në qeverinë Haradinaj

10 nëntor 2017 15:58

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka emëruar Beqir Fejzullahun si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Fejzullahu ka falënderuar edhe Kadri Veselin për propozimin e dhënë, gjithashtu edhe degën e PDK-së në Shtërpcë.

Me Fejzullahun, numri arrin në 59 zëvendësministra.

Postimi i Fejzullahut në Facebook:

Sot, mora vendimin për emërimin tim zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. I motivuar plotësisht që me një dinamikë të jashtëzakonshme të realizojmë planet qeveritare për një pushtet lokal funksional dhe në dobi të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Faleminderit, kryetarit Kadri Veseli për propozimin, degës së PDK-së në Shtërpcë dhe gjithë miqve për mbështetjen.

Sinqerisht,

Beqir Fejzullahu

 

Image
Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme