Edhe Miniera e Goleshit mund të përfundojë në arbitrazh

Edhe Miniera e Goleshit mund të përfundojë në arbitrazh

10 nëntor 2017 14:44

Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme, ku dy avokatet e investitorit kroat dhe ish-pronarit të Minierës së Goleshit, Rrustem Zogaj, kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me trajtimin juridik të këtij procesi.

Ato kanë paralajmëruar shtetin që nëse organet e drejtësisë nuk e trajtojnë këtë rast siç duhet, do ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Avokatja Vahide Braha është në dijeni që rastet në arbitrazh nuk do të ishin në të mirë të vendit, pasi sipas saj, kjo do ta dëmtojnë edhe Kosovës por nëse shteti dhe drejtësia kosovare nuk vepron, atëherë janë të detyruar të deponojnë rastin atje.

“Nëse organet kompetente nuk reagojnë, atëherë ne duhet të shkojmë në arbitrazh patjetër sepse rruga jona kërkon një zgjidhje. Kjo çështje kërkon zgjidhje, prandaj zgjidhja për ne është e fundit arbitrazhi. Në këtë rrugë jemi në përgatitje e sipër dhe nuk do të donim të shkonim por jemi të detyruar“, tha Braha.

Ajo po ashtu ka paraqitur faktet se ku ajo si përfaqësuese juridike ka gjetë që Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, tani Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka flasifikuar dokumentet për ta uzurpuar pronën e privatizuar të MIM Goleshit.

Braha: Kemi të bëjmë me një çështje korruptive

“Këtu kemi të bëjmë me një çështje korruptive të nivelit të lartë, më mirë është me thënë krim i organizuar, sepse për ta përligj një vendim të kundërligjshëm pala kontraktuese e cila është AKM e tash AKP , ka bërë tri raporte. Raportin e parë të cilinë e kishte bërë në vitin 2012 dhe 2013-të, e bërë me shifrën e investimeve prej 13 milionë e 376 e 223 mijë euro, ndërsa për ta përligj një falsifikim të sajën dhe për ta marrë direkt këtë pasuri e cila ishte e privatizuar me spin off special dhe e cila ishte duke shkuar shumë mirë dhe shumë mbarë dhe kishte bërë investime jo 13 milionë sa kishin thënë këta sepse analizat dhe ekspertizat e pronarit kishin dal mbi 14 deri në 22 milionë në fund. Mirëpo ato nuk u morën parasysh për ta uzurpuar këtë pronë, ata e falsifikuan një raport dhe ai raport i falsifikuar ishte në vitin 2014-të, përkundër asaj që ata e kishin dhënë raportin e 13 milionë e 376, at a e dhanë raportin e dytë të falsifikuar i cili saktësisht 326 mijë e 978 euro. Prej 13 milionë sa këta kishin raportuar në raportin e parë dhe të dytin në raportin e tretë kishin raportuar 326 dhe kjo shumë lehtë gjindtë në ueb sajtine AKP-së”, tha Brahaj.

Për këtë Braha tha se kanë bërë padi ndaj anëtarëve të bordit të AKP-së dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë proces.

Ndërsa, avokatja Shpresa Berisha tha se falsifikimi është tronditëse.

Berisha: Rastin e kemi dërguar në Prokurorin Speciale

“Për një gjendje të falsifikuar e cila ka tronditë, duhet të tronditë këtë opinion, është gjendja e falsifikuar fillimisht me raportet vjetore të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës të cilat kanë qenë të dedikuara për parlamentin kosovar dhe nga aty ka filluar që kjo situatë të merr një kahja e cila çdo ditë ka pasur vulën si të themi e veprimeve të kundërligjshme duke filluar nga AKP-ja dhe për fat të keq duke përfunduar me vendimet të gjykatave....Dyshimin tonë e kemi ngrit te Prokuroria Speciale e Kosovës, kjo çështje ka filluar, kjo çështje është procedurë penale po kjo çështje nuk guxon të vonohet nga arsye sepse dëmet janë të shkaktuara enorme në mënyrë substanciale është dëmtuar pronari i Minierës së Goleshit”, tha Berisha.

Ndërsa, drejtori i Odës se Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha se OAK është e interesuar që këtë rast ta dërgojë deri në fund.

Mulaj: Këtë rast do ta përcjellim me vëmendje si OAK

“OAK është shumë e interesuar që këtë rast dhe raste tjera t’i përcjellë me vëmendje, t’i bëjë publike, para opinionit publik, para institucioneve të Kosovës se të shihet çka po punojnë institucionet e Kosovës në interes të biznes. Cila është klima e të bërit biznes në Kosovë dhe cilat janë ato kushte që i ka krijuar Kosova që të kemi investitorë të ri, serioz që mund me krijua vende të punës dhe që munden me zhvillu këtë veten“, tha Mulaj.

Sipas tij, ata që e kanë sjellë këtë situatë duhet të dalin para drejtësisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme