Sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2016 ka qenë 395.291 tonë, ose mesatarisht 223 kilogramë për banor në vit, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas rezultateve të Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2016, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.61 kg, ndërkaq vetëm në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.60 kg për banor në ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të gjeneruara për banor në ditë ka qenë 0.61 kg.
Në vitin 2016, nga sistemi i grumbullimit të mbeturinave komunale kanë qenë të mbuluara 71% e ekonomive familjare.