Në vikend bien temperaturat, javën tjetër do të bjerë borë

Në vikend bien temperaturat, javën tjetër do të bjerë borë

10 nëntor 2017 14:32

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të shtunën si pasojë e vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit priten reshje të intensitetit mesatar, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.

Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu e bore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme