Çmimet e konsumit shënojnë rritje në tetor

Çmimet e konsumit shënojnë rritje në tetor

10 nëntor 2017 14:00

Çmimet e konsumit në Kosovë shënuan rritje për 0.2% në muajin tetor, krahasuar me muajin shtator, si rezultat i ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 1.5%, qumësht, djathë dhe vezë 1.8%, perime 4.1%, ka njoftuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë -3.9%, shërbime për transport -6.1%, rënia e çmimit të biletave me aeroplan me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.2% në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2017 me muajin tetor 2016 ishte 0.9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.9% në muajin tetor 2017, krahasuar me muajin tetor 2016.

Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra 2.9%, mish 0.7%, qumësht, djathë dhe vezë 1.9%, vajra dhe yndyra 3.4%, pemë 10.7%, kafe, çaj dhe kakao 9.9%, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet 1.2%, duhan 7.3%, përdorim i pajisjeve për transportin personal 2.2%, ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 % në IHÇK.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -3.4%, rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin tetor 2017 për -9.5%, krahasuar me tarifat dimërore të muajit tetor të vitit 2016, blerje e automjeteve -1.5%, shërbime për transport -4.3%, rënia e çmimit të biletave me aeroplan, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave -6.5%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.4% në IHÇK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme