Aktakuzë ndaj një zyrtari komunal të Pejës

Aktakuzë ndaj një zyrtari komunal të Pejës

10 nëntor 2017 13:35

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.K. për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri H.K. prej datës 14.07.2016 e në vazhdimësi deri më 18.10.2016, në Pejë, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, si person përgjegjës për komunitete në Komunën e Pejës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete tejkalon autorizimet ligjore.

H.K. përmes disa programeve kompjuterike është futur në fjalëkalimet e zyrtarit për komunitete dhe asaj për tatim në pronë dhe nga sistemet e tyre kompjuterike ka arritur që të shlyej obligimet tatimore të disa tatimpaguesve, duke përfituar për vete në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu buxhetit të Komunës së Pejës i ka shkaktuar dëme në shumën prej 30.000€.

I pandehuri H.K. me veprimet e tij duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 të KPRK-së.

Prokurori i shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në bar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme