Haradinaj: Prioritet i Qeverisë mbetet agjenda evropiane

Haradinaj: Prioritet i Qeverisë mbetet agjenda evropiane

10 nëntor 2017 13:11

Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka organizuar konferencën me temën “Agjenda për reforma evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”.Raporti prezanton ritmin e implementimit në këtë fushë, vonesat dhe sfidat me të cilat është përballur ky proces që nga nëntori 2016 e deri në muajin tetor 2017.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Qeveria që ai udhëheq nesër bënë 60 ditë punë. Ai më tej shtoi se kanë qenë të vetëdijshëm se Kosova është mbrapa në shumë çështje dhe se është humbur shumë kohë e sipas tij, për ta fituar kohën e humbur ka vendosur të marrin vendime të rëndësishme.

Haradinaj ka përsëritur se prioritet i qeverisë mbetet agjenda evropiane, duke pranuar se nuk ka pasur efekte reale në zbatimin e MSA-së dhe ERA-së në këtë periudhë, por që e arsehet se viti u karakterizuar me dy palë zgjedhje, raporton EO.

“Agjendave evropiane është prioritet yni, nuk ka qenë e lehtë nga një qeveri e re që MSA dhe ERA të marrë shtyllën e qeverisjes. Duke qenë se viti 2017 ishte pa efekte reale në ERA për shkak të zgjedhjeve ne kemi rritur punë sa i përket kësaj çështje dhe MSA-së”.

Kreu i ekzekutivit shtoi se fuqizimi i mandatit ligjor të institucioneve të drejtësisë është thelbësore në përmbushjen e agjendës evropiane.

“Sundimi i ligjit është me rëndësi që me ju dhanë fuqinë institucioneve që me ndi fuqinë ligjore që i kanë dhe me filluar këtë përgjegjësi me kthyer në veprime konkrete. Fuqizimi i mandatit ligjor të institucioneve të drejtësisë është thelbësore në këtë drejtim. Legjislacioni është i nevojshëm për rend dhe ligj, kemi ligje shuam të rëndësishme dhe të nevojshme me sugjerime të marra nga BE, por edhe nga EULEX”.

Për t’u arritur këto qëllime, Haradinaj tha duhet të krijohet një ADN e mirëqeverisjes që i mbijeton kohës, ngase Kosova ka vuajt edhe vuan me kapacitetin implementues.

“Qeverisja e mirë, duhet të krijohet një ADN e mirëqeverisjes që i mbijeton kohës, Kosova ka vuajt edhe vuan me kapacitetin implementues, problemi qëndron në zbatim edhe pse kemi ligje të mira, zbatimi duhet të kuptohet si detyrë, obligim”.

Kreu i ekzekutivit i bëri thirrje BE-së që t’i intensifikojë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën në fazën e re të zhvillimeve.

“Kosova nuk ka alternativë veç BE, po kërkojmë status të kandidatit, por meritor, do të aplikojmë vitin e ardhshëm. Kjo mundëson me hapjen e kapitujve në bazë të të cilit punojmë bashkë”.

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, tha se i kanë rekomanduar qeverisë të marr disa hapa për krijimin e mundësisë në rrugën e saj për BE.

Integrimi më i shpejtë në BE, sipas saj, mund të ndodh vetëm duke përmbushur obligimet, duke demonstruar përkushtim në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

“Përmes përmbushjes së obligimeve Kosova do ta demonstroj për luftimin e korrupsionit sundimit të rëndit të ligjit Përmbushja e këtyre kritereve kërkon veprim të koordinuar të qeverisë. Ne jemi të lumtur të themi se viteve të fundit janë ndërmarr hapa në përmbushjen e ERA së”.

Sa i përket pezullimi i zyrtarëve publik të akuzuar për korrupsion, ajo ka përgëzuar ministrinë e Drejtësisë për hartimin e konceptdokumenti e që është dorëzuar në qeveri, duke shtuar se kjo është hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

“Kjo do të shënoj një hap të rëndësishëm të Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Dua të ju them se po e përcjellim me kujdes agjendën e reformës evropiane. Përgëzoj qeverinë dhe ministrat për punën e bërë të zellshme të bëra gjatë javëve të fundit”.

Ajo foli edhe për auditivin e financave të partive politike, reformën në administratën publike e përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve në agjencinë e ndërmarrje publike, duke kërkuar që emërimet të bëhen më bazë të meritokracisë mos të jetë përzgjedhje politike.

“Përfundimisht pas katër vitesh auditorët janë përzgjedhur për ti kontrolluar financimin e partive politike. Arritja e një pjese të kriterit s’do të thotë se kriteri është përmbushur. Sa i përket administratës publikime për këtë duhet krijuar parakushtet që ne pastaj do të japim ndihmë financiare. Hap tjetër është të sigurohet proces transparent në përzgjedhjen në ndërmarrjet publike dhe agjencinë të pavarura që do të thotë që emërimet të bëhen në bazë të meritës e jo në bazë të diktatit politik”.

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, ka konstatuar se ka pasur ngecje me përmbushjen e agjendës së reformave evropiane këtë vit dhe kjo sipas tij, është pasojë e situatës politike, zgjedhjeve qendrore e lokale dhe vonesat për krijimin e institucioneve.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se janë në fazën e marrjes së komenteve për planin që kanë përgatitur për vitin 2018.

“Besoj fuqimisht që ne nëse punojmë me vendosmëri ne do të krijojmë një monentum të ri. Ne i konsiderojmë vlerat evropiane si tonat dhe rrugëtimi jonë nuk është i plotë pa anëtarësimin në këtë familje”.

Ajo më tej shtoi se qëllimi ynë i përbashkët është të jemi pjesë e BE, duke forcuar sundimin e ligjit.

“Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozisht në zbatimin e reformave. Konsideroj që institucionet duhet të punojnë intensivisht dhe të zënë hapin për përmbushjen e detyrimeve tona. Qëllimi ynë i përbashkët është të jemi pjesë e BE gjithmonë duke forcuar sundimin e ligjit gjithmonë për perspektivë të qartë për qytetarët tanë”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që ai drejton ka përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane duke dërguar në Kuvend, Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit si dhe hartimin e një koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve publik ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

“Ne si MD i kemi përmbushur të gjitha obligimet në hapat që kemi marrë si projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit Kemi hartuar koncepdokumentin për suspendimin nga puna të zyrtarëve publik të ndjekur për korrupsion. Kodi Penal do të jetë në dispozicion të shqyrtimit brenda vitit. Kemi kaluar të gjitha fazat për projektligjin e kryeprokurorit të shtetit që do të jetë në qeveri javën e ardhshme”.

Tahiri shtoi se prioritet parësor i Qeverisë së Kosovës mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Komentet

Shto koment

Të ngjashme