Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marti Ahtisaarit i dorëzohet dekorata e Shqipërisë

Gjatë vizitës në Finlandë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë , Ilir Meta, u prit në takim nga ish-Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili ka fituar çmimin Nobel për paqen dhe është themelues i Nismës për Menaxhimin e Krizave (CMI).

Pasi e falënderoi për mikpritjen, Meta i dorëzoi Ahtisaariy “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Ky titull i është akorduar Ahtisaari me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm politik e diplomatik, si i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që shënoi nisjen e procesit të Pavarësisë së Kosovës e njohjen ndërkombëtare të saj, ndërtimin e institucioneve shtetformuese dhe demokratike në vend, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-Presidenti i Finlandës, Ahtisaari, falënderoi kryetarin e Kuvendit për këtë çmim dhe shprehu mirënjohjen për vlerësimin që i ka bërë Shqipëria.