Mosnjohja nga pesëshja e BE-së, pengesë për Kosovën

Mosnjohja nga pesëshja e BE-së, pengesë për Kosovën

10 nëntor 2017 07:14

Kosova nuk përbën interes trajtimi në politikat publike evropiane kur është fjala për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet e BE-së, Kosova, në një hulumtim të publikuar është lënë jashtë parashikimit se kur mund t’i arrijë kriteret për t’u anëtarësuar në BE, shkruan sot Koha Ditore.

Tobias Böhmelta nga Universiteti i Essex-it në Britani të Madhe dhe Tina Freyburg nga Universiteti St Gallen në Zvicër kanë nxjerrë hulumtimin me titull “Parashikimi i përputhshmërisë së vendeve kandidate me rregullat e anëtarësimit në BE, 2017-50”.

Ai është publikuar edhe në Gazetën e Politikave Publike Evropiane (06/2017). Kosova nuk është përfshirë në studim për shkak të, siç thuhet, “mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së, si dhe në mungesë të të dhënave të pritshme”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme