Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe një i arrestuar për plagosjen e Vllasit

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person për plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

KTV raporton se i arrestuari i tretë, Arsim Ibrahimi, ka qenë në seancën e sotme të Gjykatës Themelore për Murat Jasharin, ku Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokati Vllasi ishte plagosur të hënën në mëngjes para zyrës së tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë. Policia menjëherë kishte arrestuar me dy persona, Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën.