Me AKR-në Ahmeti fitues matematikisht, por jo edhe politikisht

09 nëntor 2017 20:54

Lëvizja e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti i cili është në kërkim edhe të një mandati tjetër për të udhëhequr me kryeqytetin karshi AKR-së, respektivisht një koalicioni me Rrahim Pacollin ka bërë që mundësitë më të mëdha për fitore t’i ketë Vetëvendosja.

Vlerësuar nga opinionisti Fisnik Halimi, mundësitë që Arban Abrashi ta sfidojë Shpend Ahmetin janë të vogla.

Ai ka thënë se një lëvizje e mençur politike nga Abrashi do të mund ta zgjonte përsëri lojën dhe të kthente vëmendjen tek ai.

“Në raundin e dytë numri i votuesve që do të dalin në zgjedhje është më i vogël dhe në aspektin matematikor Ahmetit i mbeten vetëm edhe rreth 3 mijë vota do t’i mjaftonin, duke llogaritur gjithë votat e tij që të korrte fitore. E vetmja mundësi që loja të kthehet përsëri e gjallë është një lëvizje më shumë talent politik nga z. Abrashi”, u shpreh ai.

“Kështu si qëndron puna është shumë e vështirë”, përfundoi Halimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme