“Do të jemi dëshmitarë të një fenomeni të quajtur ‘Rrahimizëm’”

“Do të jemi dëshmitarë të një fenomeni të quajtur ‘Rrahimizëm’”

09 nëntor 2017 20:19

Koalicioni me AKR-në i ka siguruar matematikisht fitoren Shpend Ahmetit.

Pikëpyetje sipas opinionistit Fisnik Halimi mbetet reagimi i elektoratit.

Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se një fitore e tillë nuk është e sigurt edhe politikisht.

“Jo edhe politikisht. Tash do të duhet parë reaksionin e publikut në njërën anë”, ka thënë ai.

Përball tij, gazetari nga Koha Ditore, Bekim Kupina i kujton atij shtrirjen e AKR-së në rajonin e Gollakut.

“Po harron shtrirjen e AKR-së në rajonin e Gollakut, e që i bie se tradicionalisht rajoni Gollakut është me elektorat të dominuar të LDK-së”, ka thënë ai.

Një gjë të tillë e kundërshton Halimi duke i thënë se kjo praktikë ka ndryshuar dy vitet e fundit, pasi ky rajon ka marrë kahe drejt Vetëvendosjes.

Sipas tij, kthesën në rezultatin e 22 tetorit në Prishtinë e bëri Rrahim Pacolli.

“Do të jemi dëshmitarë të një fenomeni të quajtur ‘Rrahimizëm’”, ka thënë ai.

Halimi nuk e sheh Pacollin pjesë të qeverisjes së ardhshme në rast të fitores.

Sipas tij, koalicioni është vetëm një shpërblim nga ana e Pacollit për ata që e mbështetën në këtë kandidaturë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme