Arbëri

Hapet në Gjilan fabrika e vajit ushqimor, punësohen 40 persona e synohet rritja

Me shtypjen e këtij butoni ka nisur punën fabrika për prodhimin e vajit ushqimor në Gjilan.

Kjo fabrikë, që është pjesë e kompanisë Fluidi, për fillim do t’i punësojë 40 punëtorë, ndërsa pak kohë më vonë edhe 20 të tjerë.

Drejtori i fabrikës ka thënë t’i kenë investuar 6 milionë euro në ndërtimin e saj me teknologjinë e fundit të prodhimit.

Ky investim bëri bashkë të gjitha partitë politike të vendit e shumë të tjerë nga Lugina e Preshevës.

Të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet prodhimi vendës, ministri aktual i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë të jenë duke u angazhuar për të ndihmuar rritjen e këtij sektori.

Nga ana tjetër, kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Fluidi me njësitë e veta prodhuese është kampione e kontributit në ekonomi, e sidomos në punësim.

Në vendin tonë para luftës ka funksionuar një fabrikë në Ferizaj që është marrë me prodhimin e vajit ushqimor, por që pas luftës nuk ka punuar më, ndërsa ka disa kompani që po e sjellin në Kosovë vajin e parafinuar dhe të njëjtin po e rafinojnë.