Haradinaj priti Don Lush Gjergjin dhe Don Shan Zefin

Haradinaj priti Don Lush Gjergjin dhe Don Shan Zefin

09 nëntor 2017 18:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Shan Zefi.

Ata e uruan kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit të Kosovës, duke vlerësuar me këtë rast vullnetin dhe energjinë e madhe që po e dëshmon kryeministri në përmbushjen e agjendës shtetërore.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi kontributin e Ipeshkvisë së Kosovës në të gjitha etapat e historisë së Kosovës si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë” para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, njëherësh kryeministri vlerësoi lartë tolerancën ndërfetare në Kosovë.

Përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës, falënderuan kryeministrin për pritjen, duke ofruar bashkëpunim të gjithanshëm në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave njerëzore në Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme