Arbëri

UNDP premton të ndihmojë Kosovën në realizimin e projekteve të përbashkëta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim zëvendësen e përfaqësuesit të përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), Alessandra Roccassalvo.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kryeministri theksoi përkushtimin e qeverisë në avancimin e agjendës së reformave evropiane dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, të cilat do të ndikojnë në uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Haradinaj falënderoi për përkrahjen që UNDP ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën përmes projekteve të saj. Zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Alessandra Roccassalvo, vlerësoi punën e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit, për ndërtimin e paqes dhe të një qeverisje demokratike në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ajo shprehu gatishmërinë e UNDP-së për të ofruar mbështetje të mëtutjeshme për qeverinë në realizimin e projekteve të përbashkëta.