Haradinaj priti në takim drejtues të Sharrcem-it

Haradinaj priti në takim drejtues të Sharrcem-it

09 nëntor 2017 18:26

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Sharrcem-it për Kosovë, Thomas Glavas.

Kryeministri u interesua për idetë dhe projektet e reja të kësaj kompanie që mësynë t’i zbatojë në të ardhmen.

Kryeministri Haradinaj u zotua se projektet e reja investuese në Kosovë do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë, si dhe garancat dhe lehtësirat adekuate.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, Glavas ka thënë se e çmon lartë vullnetin dhe energjinë e kryeministrit Haradinaj për dinamikë të re qeverisëse dhe në mbështetje të investitorëve, për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme