Amerika nuk kërkon nga Serbia të zgjedhë mes BE-së dhe Rusisë

Amerika nuk kërkon nga Serbia të zgjedhë mes BE-së dhe Rusisë

09 nëntor 2017 18:19

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se vendi i tij nuk kërkon nga Serbia që të përzgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Duke folur për dialogun Beograd-Prishtinë, diplomati amerikan tha se është bërë një progres i madh, por disa obligime ende nuk janë përmbushur dhe se të dyja palët duhet të bëjnë shumë për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Disa obligime mbeten edhe më tej të pa zbatuara. Mungesa në avancimin e komunave serbe është shembull. Të dyja palët edhe më tej duhet të bëjnë më shumë nëse dëshirojnë të arrijnë te synimi për të konfirmuar plotësisht normalizimin e marrëdhënieve”, tha Scott për mediat serbe.

Ai tha se vrasja e shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyqi më 1999 dhe djegia e Ambasadës së SHBA-së në vitin 2008, janë gjëra të cilat duhet të zgjidhen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme