Përfaqësuesit e goranëve ia shpalosin kryeministrit shqetësimet e tyre

Përfaqësuesit e goranëve ia shpalosin kryeministrit shqetësimet e tyre

09 nëntor 2017 17:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të komunitetit goran të Kosovës, të udhëhequr nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha.

Përfaqësuesit e komunitetit goran i përcollën kryeministrit Haradinaj urimet e përzemërta për detyrën e re, duke parashtruar edhe shqetësimet e tyre që lidhen me jetën e përditshme në zonat e thella malore, ku jeton kryesisht ky komunitet. Papunësia, infrastruktura e dobët, mungesa e shërbimeve adekuate shëndetësore, janë theksuar si brengat kryesore të këtij komuniteti.

Kryeministri Haradinaj, u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për jetesë për të gjitha komunitetet në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin goran, si dhe shprehu përkushtimin e tij për të trajtuar kërkesat e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme