Haradinaj nderon hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet naziste

Haradinaj nderon hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet naziste

09 nëntor 2017 16:36

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek përmendorja në vend ku ishte sinagoga e fundit e Kosovës që qëndroi këtu deri më 1963.

Kjo pllakë është ngritur për të përkujtuar hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokausit.

Lexo edhe: Haradinaj: Shqiptarët më meritorët për shpëtimin e hebrenjve

Haradinaj tha se sot gjatë ditës kanë pasur edhe aktivitete të tjera për t’i nderuar popullin hebre.

Ai tha se shqiptarët në përgjithësi kanë bërë shumë për hebrenjtë.

Pllaka është e vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme