Shtatë ministre të mbrojtjes femra në takimin e NATO-s

Shtatë ministre të mbrojtjes femra në takimin e NATO-s

09 nëntor 2017 14:06

Bruksel, 9 nëntor - Për herë të parë shtatë ministre femra marrin pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel.

Nga 29 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në seancat e mbledhjes të pranishme kanë qenë edhe shtatë ministre femra. Shtetet me ministre femra të mbrojtjes në këtë takim janë Shqipëria, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Spanja dhe Sllovenia.

Në mbledhje, Shqipëria u përfaqësua nga ministrja Olta Xhaçka, Gjermania nga Ursula von der Leyen, Franca nga Florence Parly, Italia nga Roberta Pinotti, Holanda nga Ank Bijleveld, Spanja nga Maria Dolores de Cospedal Garcia dhe Sllovenia nga Andreja Katiç.

Zyrtarët theksuan se ndihen krenarë nga pjesëmarrja e shtatë grave në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Ministret femra krijuan larmi në fotografinë e ministrave të vendeve anëtare të NATO-s. Teksa ministrat meshkuj ishin të veshur me kostume me ngjyra të mbyllura, ministret femra tërhoqën vëmendjen me veshje me ngjyra.

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisa, Xhaçka, tërhoqi vëmendjen me xheketin e kuq.

Ndryshe, Takimi i Ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel mbahet më 8 dhe 9 nëntor, ndërkohë që në rend të ditës të takimit janë struktura komanduese e NATO-s, detyra e aleancës në Afganistan dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme