Brammertz habitet me serbët që kriminelin e luftës Llazareviq e quajnë hero

Brammertz habitet me serbët që kriminelin e luftës Llazareviq e quajnë hero

09 nëntor 2017 13:36

Beograd, 9 nëntor – Është e zorshme të kuptohet mentaliteti për të cilin (Vlladimir) Lllazareviq ose (Mile) Kordiq janë heronj, meqë ushtarët e mirëfilltë nuk sulmojnë civilë, nuk djegin shtëpitë e tyre dhe për shkak të tyre qindra mijë njerëz nuk ikin nga frika. Kështu është shprehur Serge Brammertz, kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, në një intervistë për “Novi magazin”, transmeton Koha.net.

Siç është shprehur ai, zyrtarët e përgjegjshëm politikë nuk planifikojnë sule me qëllim të spastrimit etnik të ndonjë territori dhe nuk japin urdhra për mbajtjen e civilëve të rrethuar në kushte të tmerrshme.

Brammertz beson se në gjithë ish-Jugosllavinë ekziston shumica e heshtur të cilën nuk e intereson madhëromi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i krimeve.

Mbyllja e Tribunalit të Hagës, sipas Brammertzit nuk është fundi, por vetëm fillimi i kapitullit tjetër.

Të rikujtojmë se gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Vlladimir Llazareviq, vuajti dënimin nga Tribunali i Hagës për krime lufte të kryera në Kosovë, ndërsa u quajt hero nga Beogradi zyrtar. Këto ditë ai u zgjodh ligjërues në Akademinë Ushtarake të Serbisë, për të mbajtur në kujtesë “luftën heroike të ushtarëve serbë” kundër separatistëve shqiptarë dhe “agresionit” të NATO-s, rikujton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme