OBSH kërkon ndalimin e dhënies së antibiotikëve për kafshët

OBSH kërkon ndalimin e dhënies së antibiotikëve për kafshët

09 nëntor 2017 13:28

Kultivuesit duhet të ndalojnë dhënien e antibiotikëve te kafshët e shëndetshme, pasi ato inkurajojnë zhvillimin e superbaktereve, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Teprica dhe keqpërdorimi i barnave çon në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, paralajmëron OBSH.

Disa lloje të baktereve që shkaktojnë infeksione serioze kanë zhvilluar tashmë rezistencë ndaj të gjitha barnave të njohura, transmeton kp.

Tedros Ezani Gebrejesus, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, tha se mungesa e antibiotikëve efektive është e barabartë me kërcënimet për njerëzimin, si epidemi e papritur dhe vdekjeprurëse.

"Aktiviteti i fortë dhe i vazhdueshëm në të gjithë sektorët është vendimtar për të luftuar rezistencën antibiotike," tha ai.

OBSH rekomandon ndalimin e plotë të antibiotikëve parandalues që janë me rëndësi për mjekësinë e kafshëve, të cilat shërbejnë për konsum njerëzor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme