Lekaj u garanton mbështetje ndërmarrësve shqiptarë në Gjermani

Lekaj u garanton mbështetje ndërmarrësve shqiptarë në Gjermani

09 nëntor 2017 11:41

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj po zhvillon vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të presidentit të Republikës Nordrhein-Westfalen.

Lekaj me këtë rast ka takuar edhe ndërmarrësit shqiptarë në Gjermani.

“Vizita në Gjermani, përveç që përmban anën zyrtare, po mundohemi që të kemi kohë për të parë nga afër edhe sukseset e diasporës tonë. Një potenciali të jashtëzakonshëm i cili se shpejti do të krijohen mundësitë që këto investime t'i rrisin dhe t'i orientojnë në Republikën e Kosovës. Kështu ishte disponimi i bashkëqytetarëve tonë, të cilët me të drejtë dhe me plotë zhgënjim deklaruan se deri tani në Kosovë nuk kanë patur partner dhe mundësi partneriteti me shtetin e vet, me Kosovën” ka thënë Lekaj.

Ai tutje ka thënë se u ka garantuar se prej tani, në Kosovë e kanë shtetin, dhe që do të bëjë çdo gjë që është e mundur e ligjore që t'i ngrohin raportet në mes të Kosovës dhe diasporës, sepse vetëm kështu mund t'ia arrijë synimit për zhvillim ekonomik e për punësim të rinisë.

“Faleminderit që na e zbardhni fytyrën, jo vetëm në Gjermani, por në tërë Evropën, KELMENDI GMbH në Essen Import - Eksport të produkteve nga Kosova dhe "ROGRO" në Iserlohn, fabrikë për dyer dhe dritare, të cilët punësojnë me dhjetëra shqiptarë dhe promovojnë vendin e vet, Kosovën”, ka thënë Lekaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme