Thaçi do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë” për qytetarët e Kukësit

Thaçi do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë” për qytetarët e Kukësit

09 nëntor 2017 11:32

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot do të qëndrojë në qytetin e Kukësit ku për qytetarët e këtij vendi do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Thaçi ka thënë se falë qytetarëve të Kukësit, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Rrugës për në Kukës, për një vizitë njëditore në shenjë falënderimi për zemërgjerësinë dhe bujarinë e treguar në periudhën më të vështirë për ne.

Falë solidaritetit dhe ndjenjës së pastër atdhetare, në Kukës dhe në mbarë Shqipërinë, kosovarët e dëbuar gjetën ngrohtësinë e vatrës shqiptare.

Për qytetarët e Kukësit sot do të ndajë medaljen “Urdhri i Lirisë”. HTH

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme