Arbëri

Daçiq mat sukseset e veta me pengimet që ia bën Kosovës

Beograd, 9 nëntor – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivicia Daçiq duket e ka opsesion Kosovën, të mbetur nga koha e Millosheviqit, në prehrin e të cilit është rritur politikisht dhe jo vetëm.

Ai duke theksuar “meritat e veta” në TV Pink tha se “pavarësinë e Kosovës nga viti 2008 deri më 2012 e kanë njohur 85 shtete, ndërsa nga koha kur është bërë ministër i Jashtë (i Serbisë – sqarim ynë), Kosovën e kanë njohur pesë shtete, nga të cilat njëri në ndërkohë ka tërhequr vendimin”, transmeton Koha.net.

Daçiq po ashtu ka përmendur rastin kur Prishtina vendos të shtyjë kërkesën për pranim të Kosovës në UNESCO që ishte “një fitore e madhe e Serbisë”.

planin e Departamentit të Shtetit se si do të votonin shteet në UNESCO. Kjo ishte një fitore e madhe jona, mundem SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Turqinë, Arabinë Saudite, dhe jo Hashim Thaçin e Behgjet Pacollin”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se “Serbinë nuk mund e frikësoi” as zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee, i cili tha se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, e lërë më “ambasadori i Ukrainës”.