Arbëri

Sot në Shqipëri, vranësira me reshje shiu e borë

Tiranë, 9 nëntor – Gjatë ditës së enjte, 9 nëntor 2017, moti mbi Shqipërinë parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Priten reshje shiu me intensitet të dobët në pjesën bregdetare dhe qendrore. Në lartësi në Verilindje priten reshje dëbore.

Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/sek, më e theksuar përgjatë vijës bregdetare. Deti i forcës 5 me lartësi vale 3.8 metër. Mjegull / mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore 2°/14°C

Vendet e ulëta 6°/21°C

bregdetare 7°/19°C.