Kosova pret që vendet anëtare të CEFTA-s ta aprovojnë heqjen e UNMIK-ut nga preambula e marrëveshjes Foto: Koha / Ilustrim

Kosova pret që vendet anëtare të CEFTA-s ta aprovojnë heqjen e UNMIK-ut nga preambula e marrëveshjes

09 nëntor 2017 07:15

Ndryshimi i përfaqësimit të Kosovës në Marrëveshjen CEFTA, e që deri më tani është bërë përmes UNMIK-ut, do të varet nga vullneti i vendeve anëtare të CEFTA-s.

Përfaqësimi i Kosovës si shtet në këtë marrëveshje pritet të diskutohet në takimin e radhës së vendeve anëtare të CEFTA-s, i cili do të mbahet më 23 të këtij muaji, shkruan Koha Ditore.

Ditë më parë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga Zyra e BE-së në Kosovë që t’i bëjë presion UNMIK-ut për tërheqje nga preambula e Marrëveshjes CEFTA, për shkak të rrezikut se ndonjë vend anëtar mund të refuzojë ndërrimin e preambulës së marrëveshjes, ku Kosova përfaqësohet më emër të UNMIK-ut.

E pyetur për këtë, Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se, megjithëse mbështet çdo marrëveshje mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Marrëveshjen CEFTA, vendet anëtare duhet që vetë t’i zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë më këtë marrëveshje. “Për çdo çështje që lidhet me rregullat e CEFTA-s dhe implementimin e tyre, ne inkurajojmë palët që t’i adresojnë përmes sekretariatit të CEFTA-s”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhënë për gazetën....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme