Shqipëria me numrin më të madh të personave në kërkim nga Interpoli

Shqipëria me numrin më të madh të personave në kërkim nga Interpoli

09 nëntor 2017 07:00

Shqipëria mban numrin më të madh të personave në kërkim në të gjithë Ballkanin. Sipas të dhënave të Interpolit (Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale) ku aderojnë 192 shtete të botës, vërtetohet së policia shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 160 persona, shkruan Koha Ditore.

Midis personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i antidrogës i policisë shqiptare, Dritan Zagani. Ky i fundit është bërë i njohur pasi e denoncoi Saimir Tahirin, asokohe ministër i Brendshëm i Shqipërisë, si të lidhur me vëllezërit Habilaj nga Vlora, të arrestuar në Katania të Italisë për trafik droge.

Ish-oficeri Dritan Zagani është arrestuar në Shqipëri më 3 maj të vitit 2014 me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohej për dekonspirim të operacioneve antidrogë.

Por Gjykata e Apelit në Vlorë e ka zbutur masën e arrestit të Dritan Zaganit duke i dhënë “arrest shtëpie”. Duke përfituar nga kjo masë arresti, Zagani është arratisur në Zvicër, ku ka fituar edhe azil politik, megjithatë nuk është hequr nga listat e Interpolit....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme