Arbëri

BE: Arbitrazhi nuk është zgjidhja për vizat

Descriptive Text

Paralajmërimi i Qeverisë se demarkacioni me Malin e Zi mund të përfundojë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit nuk e ka lëkundur Komisionin Evropian.

Zyrtarë të institucionit evropian, i cili vlerëson përmbushjen e kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave, i kanë përmendur si të pandashme dy kriteret e mbetura, shkruan Koha Ditore.

“Komisioni pret në përmbushjen e kritereve të vonuara të liberalizimit të vizave lidhur me regjistrin e të dhënave të dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. Ky duhet të jetë proces i vazhdueshëm”, ka thënë për gazetën Kasia Kolanko, zyrtare për informim në KE, kur është pyetur nëse do të mbetet kriter ratifikimi i demarkacionit edhe pas një marrëveshjeje eventuale mes Kosovës dhe Malit të Zi që kjo çështje të dërgohet në Arbitrazh. “Kjo është e gjitha që mund të them”, ka shtuar Kolanko.

Se nuk do të ketë kompromis me kriteret që i janë vënë Kosovës e ka thënë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.