Muhaxheri: Procesi i demarkacionit shkon përtej profesionit të Bulliqit

Muhaxheri: Procesi i demarkacionit shkon përtej profesionit të Bulliqit

08 nëntor 2017 21:17

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, vazhdon të besojë që marrëveshja e demarkacionit është e saktë dhe nuk ka vend për kundërshtime.

Madje ai, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, vlerëson se kolegu i tij i partisë, Shpejtim Bulliqi, nuk e kupton këtë proces dhe demarkacioni me Malin e Zi shkon përtej profesionit të tij si gjeograf.

“Besoj që nuk është kompetent për ta kryer këtë pune, ai është gjeograf në fund të fundit dhe kjo nuk është vendosur me gjeografi, por është vendosur me mënyra të tjera shumë kohë para se me dit ne. Prej disa bisedave që i kam pasur me të, mendoj që ai nuk e kupton këtë proces”, ka thënë Muhaxheri.

Ai theksoi se Komuna e Pejës posedon kadastrën origjinale dhe si rrjedhojë nuk ka materie për arbitrazh.

“Po çka me çu në arbitrazh, nuk ka materie. Tash të them se baba e gjyshi jem ka luftu atje, ose kam pagu tatim atje, nuk ka peshë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme