Haradinaj: Më së largu të premten veteranët do të marrin pensionet

Haradinaj: Më së largu të premten veteranët do të marrin pensionet

08 nëntor 2017 18:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se veteranët e luftës së UÇK-së më së largu të premten do të marrin pensionet e parapara me ligj.

Ai sot është takuar me përfaqësues të OVL-UÇK, me ç’rast iu ka konfirmuar se nesër do të dërgohet te Presidenti për dekretim ligji për rishikim të buxhetit, transmeton Koha.net.

“Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t'i marrin pensionet e parapara me ligj. Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t'i dërgohet nesër Presidentit për dekretim”, ka shkruar Haradinaj.

Ai më tutje shton se në vitin e ardhshëm s’do të ketë probleme të tilla për pensionet e kategorive të lirisë.

“Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”, ka thënë Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme