Kosova e Britania me harmonizim ndërshtetëror për luftim të krimit të organizuar

Kosova e Britania me harmonizim ndërshtetëror për luftim të krimit të organizuar

08 nëntor 2017 16:54

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, pritën në takim ministri Britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan, me të cilin diskutuan për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, sfidat, të arriturat dhe orientimet strategjike në këtë sektor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ndër të tjera, Tahiri, e njoftoi Duncanin me ecurinë e reformave të ndërmarra deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile. Në takim u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave me prioritet që lidhen me sundimin e ligjit, transmeton Koha.net.

“Fokus i diskutimit ishte gjithashtu mundësia e konsolidimit të mëtejme të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me qëllim të harmonizimit të veprimeve që si rezultat kanë konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ishte dakordim i përbashkët se, duke qenë se krimi organizuar dhe korrupsioni kanë karakter transnacional, atëherë është jetike që edhe veprimet për të luftuar këto dukuri negative për shoqërinë të kenë harmonizim ndërshtetëror.

Tahiri shprehu konsideratë të lartë për Duncanin dhe për Britaninë e Madhe si njëri nga shtetet partnere të Kosovës, përkushtimi i të cilit është i vazhdueshëm në konsolidimin e shtetit të Kosovës, veçmas sferën forcimit të sundimit të ligjit

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme