Haradinaj takon Zannierin, bisedojnë për integrimin e minoriteteve

Haradinaj takon Zannierin, bisedojnë për integrimin e minoriteteve

08 nëntor 2017 16:31

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë takimit, Haradinaj dhe Zannier biseduan për temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale, transmeton Koha.net.

Haradinaj theksoi se, “Kosova ka bërë hapa konkret dhe të qëndrueshëm në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”.

Komisioneri i Lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier, vlerësoi dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj në avancimin e proceseve të përgjithshme në Kosovë, veçanërisht me mirëintegrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme