SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit në Kosovë

SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit në Kosovë

08 nëntor 2017 16:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga desku për Kosovën, Kathryn Bondy.

Në këtë takim u diskutua për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon të japin SHBA-ja për Kosovën, sidomos për institucionet e zbatimit të ligjit në vend.

Në këtë takim, Sefaj kërkoi nga përfaqësuesja amerikane për vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit, sidomos në anëtarësimin e institucioneve tona në organizata ndërkombëtare policore.

Zyrtarja amerikane, Kathryn Bondy, theksoi se është shumë e rëndësishme angazhimi i institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të terrorizmit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme