Thaçi siguron ministrin britanik se Kosova synon paqe në rajon

Thaçi siguron ministrin britanik se Kosova synon paqe në rajon

08 nëntor 2017 15:15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin për Evropë dhe Amerikë të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe rajon.

Thaçi, sipas njoftimit nga presidenca, ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe, për njohjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Pavarësia e Kosovës mban edhe vulën e madhe të Londrës”, u shpreh Thaçi.

Ndërsa, Ministri për Evropë dhe Amerikë i Britanisë së Madhe, Alan Duncan, u shpreh se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për rajonin, pavarësisht marrëdhënies së Londrës me Brukselin.

“Dëshirojmë rajon që jeton në paqe e stabilitet”, ka thënë Duncan.

Thaçi në këtë takim tha se Kosova është promovuese e paqes dhe dialogut në rajon, si dhe punon për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë, përfshirë edhe Serbinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme