Kosova e Shqipëria zotohen për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Kosova e Shqipëria zotohen për zbatimin e marrëveshjeve të arritura

08 nëntor 2017 15:13

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Hasani në takimin me ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi kanë diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Të dy ministrat u zotuan se do të jetësohen lehtësimet e dakorduara dhe do të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët, pasi ka pasur ngecje në implementimin e tyre.

Po ashtu në këtë takim ministrat u pajtuan për hartimin e memorandumeve tjera në favor të dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme