Kosova ka bërë përpjekje maksimale për pengimin e migrimit të parregullt

Kosova ka bërë përpjekje maksimale për pengimin e migrimit të parregullt

08 nëntor 2017 14:35

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,z. Izmi Zeka ka pritur në takim z, Tamer Kilic, koordinator rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD).

Në këtë takim u diskutua për format e koordinimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket Autoritetit Qeveritar për Migrim me ICMPD, për fuqizimin e Autoritetit në menaxhimin e migrimit në Kosovë.

Zëvendësministri Zeka me këtë rast falënderoi z. Kilic për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës sa i përket çështjes së menaxhimit të migrimit. Ai tha se vendi ynë ka bërë përpjekje maksimale sa i përket menaxhimit të migrimit të parregullt dhe do të behën përpjeke për përmirësimin e kushteve për qytetarët e Kosovës në mënyrë që të përdorin migrimin e rregullt.

Ndërsa Tamer Kilic, koordinator rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD), theksoi se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje serioze sa i përket menaxhimit të migrimit të parregullt dhe se për këtë do të vazhdojë të përkrahet edhe në të ardhmen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme