Ruçi bën homazhe te varri i Adem Jasharit dhe i Ibrahim Rugovës

Ruçi bën homazhe te varri i Adem Jasharit dhe i Ibrahim Rugovës

08 nëntor 2017 14:14

Gjatë qëndrimit të tij në vizitën zyrtare në Kosovë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, bëri homazhe te Varri i Komandantit Legjendar të Kosovës Adem Jashari në Prekaz.

Gjatë homazheve, Ruçi vuri kurora me lule tek varri i Adem Jasharit, vizitoi shtëpinë e bombarduar të Jasharëve dhe muzeun familjar të Jasharëve, thuhet në njoftim të kuvendit të Shqipërisë.

Ruçi u ndal për një vizitë në shtëpinë e Jasharëve ku vlerësoi rolin dhe kontributin e pa çmuar të familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai bëri homazhe gjithashtu edhe në varrin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Ruçi është takuar me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinajt me liderët e partive opozitare dhe është dekoruar me medaljen për Liri dhe Pavarësi nga presidenti Hashim Thaçi.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme