Arbëri

Mësimi shqip në diasporë, prioritet i Ministrisë së Diasporës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka takuar zëvendës ministren e Arsimit të Shqipërisë, kosovaren Besa Shahini në përmbyllje të vizitës dy ditore në Tiranë.

Gjatë këtij takimi miqësor, ministri Gashi dhe ministrja Shahini folën për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e arsimit për diasporë, ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë.