Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë FSK-në

Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë FSK-në

08 nëntor 2017 13:57

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, është takuar sot me ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk dhe asistenten e zëvendësministrit, sektori i Shërbimeve Legjislative, Departamenti i Drejtësisë të Kanadasë, Laurie Wright.

Berisha i ka njoftuar ata me të arriturat e përgjithshme të kësaj ministrie, për sukseset e FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet brenda dhe jashtë vendit, përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.

Ministri kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë, transmeton KP.

Nga ana e tij, ambasadori kanadez konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme