Deputetët kërkojnë që Qeveria të vendosë për komisionin e provimit të jurisprudencës

Deputetët kërkojnë që Qeveria të vendosë për komisionin e provimit të jurisprudencës

08 nëntor 2017 11:58

Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka kërkuar nga Qeveria dhe kryeministri Ramush Haradinaj të tërheqë vendimin për komisionin e provimit të jurisprudencës.

Dje vetë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri konfirmoi pezullimin nga Kuvendi i Kosovës të emrave të propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i së cilit komisioni ishte kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili po hetohet për falsifikim të testit të vet të jurisprudencës.

Tani komisioni konsideron se ministri e as sekretari i qeverisë nuk mund të tërheqin vendimin e organit më të lartë siç është qeveria.

Ky komision ka kërkuar nga qeveria të marrë vendimin për këtë çështje sepse ka vlerësuar se nuk janë ndjekur procedurat në rregull.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme