Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka kërkuar nga Qeveria dhe kryeministri Ramush Haradinaj të tërheqë vendimin për komisionin e provimit të jurisprudencës.
Dje vetë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri konfirmoi pezullimin nga Kuvendi i Kosovës të emrave të propozuar për komisionin e Jurisprudencës, kryesues i së cilit komisioni ishte kryeprokurori Aleksandër Lumezi, i cili po hetohet për falsifikim të testit të vet të jurisprudencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani komisioni konsideron se ministri e as sekretari i qeverisë nuk mund të tërheqin vendimin e organit më të lartë siç është qeveria.
Ky komision ka kërkuar nga qeveria të marrë vendimin për këtë çështje sepse ka vlerësuar se nuk janë ndjekur procedurat në rregull.