Arbëri

Ministria e Shëndetësisë mbulon listën esenciale të barnave për Onkologjinë

Prej 1 janarit të vitit 2018 asnjë doktor dhe asnjë specializant nuk do të mbetet pa punë, përderisa pacientët nuk do të paguajnë për barnat esenciale.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që i bëri mëngjesin e së mërkurës Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.

Ai tha se Klinika e Onkologjisë është shembull i punës së mirë të stafit mjekësor përkundër numrit të vogël të tyre, përderisa theksoi se do të përkujdesen që të sigurohet numër i mjaftueshëm doktorësh.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli shprehu përkrahjen e tij për këtë klinikë, ku tha se do të fokusohen të ndihmojnë maksimalisht atë he shëndetësinë në tërësi .

Ndërsa drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni shprehi mirënjohje për mbështetjen e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për mbulimin 100 për qind të listës esenciale të barnave.