A janë himarjotët minoritarë?

A janë himarjotët minoritarë?

08 nëntor 2017 10:26

Çështja në Himarë ka përshfirë politikën në një debat të thellë. Deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj, e ftuar në emisionin e mëngjesit në TVSH, ka folur mbi zhvillimet në Himarë dhe prezencën e PD-së atje.

Meçorapaj tha se në Himarë po prishen ndërtesa 300-vjeçare pasi nuk kanë dokumentacionin përkatës. Gazetari Enkel Demi e pyeti deputeten Meçorapaj nëse sipas mendimit të saj dhe të Partisë Demokratike himarjotët janë minoritarë grekë.

Demi: Por në parlament bëhen akuza se po prishen ndërtesat e minoriteteve. A janë himarjotët minoritarë?

Meçorapaj: Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë…

Demi: Bashkëjetesa është gjë tjetër. Çështja është, sipas jush a janë apo jo minoritarë?

Meçorapaj: Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar.

Demi: Po ç’punë ka flamuri grek aty? Nëse shkon në Kosovë dhe ngre flamurin serb të fusin në burg, apo e njëjta gjë edhe në Serbi.

Meçorapaj: Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme