Çështja në Himarë ka përshfirë politikën në një debat të thellë. Deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj, e ftuar në emisionin e mëngjesit në TVSH, ka folur mbi zhvillimet në Himarë dhe prezencën e PD-së atje.
Meçorapaj tha se në Himarë po prishen ndërtesa 300-vjeçare pasi nuk kanë dokumentacionin përkatës. Gazetari Enkel Demi e pyeti deputeten Meçorapaj nëse sipas mendimit të saj dhe të Partisë Demokratike himarjotët janë minoritarë grekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDemi: Por në parlament bëhen akuza se po prishen ndërtesat e minoriteteve. A janë himarjotët minoritarë?
Meçorapaj: Aty ka një bashkëjetesë shumë të mirë…
Demi: Bashkëjetesa është gjë tjetër. Çështja është, sipas jush a janë apo jo minoritarë?
Meçorapaj: Shteti ka të drejtën t’i mbrojë, është apo jo minoritar.
Demi: Po ç’punë ka flamuri grek aty? Nëse shkon në Kosovë dhe ngre flamurin serb të fusin në burg, apo e njëjta gjë edhe në Serbi.
Meçorapaj: Përdorimi i flamurit sjell ngacmim dhe reagim, por nuk duhet të fshihemi pas kësaj.